Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Frederik Ndoci quan injorante Juliana Pashen

Në episodin e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, këngëtarja Juliana Pasha u pyet nga moderatorja Luana Vjollca mbi performancën më të mirë dhe më të keqe të arstistëve shqiptarë sipas saj në Eurovizion.

Dhe teksa vlerësoi Eugent Bushpepën për performancën më të mirë, Juliana me siguri nuk do e ketë imagjinuar një përgjigje tërësisht armiqësore në momentin që per performancën më të keqe, përmendi emrin e Frederik Ndocit.

Ky i fundit, ndonëse me disa ditë vonesë, nuk ka hezituar të replikojë me Pashën në një status të publikuar në Facebook ku duket qartazi se nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e kolegen së tij të cilën e quan madje dhe “ këngëtare provinciale” e “injorante”, duke e thumbuar edhe për aftësitë profesionale.

“Asht shum e veshtir te flasesh per nje koleg duke harru se Eurosong e ka me shkrim se çvler ka sjell në Eurosong x apo y kangtar qe ka debutu.
Ne kemi perfaqesuar shqiperin ne nji kompeticion, dhe ne pergjithsi sejcili ka qene denjesisht mir.”-shkruan në nisje të statusit të gjatë Ndoci, i cili vetëm pak rreshta më tej, i drejtohet Juliana Pashës.

“Mirepo ka artist provincial qe I japin gojes, qe shperfaqen posht nivelit qe meriton epiteti artist, dhe nga qe jan te sigurt qe niveli i fansave personal nuk din anglish por vetem burrelshe, qe pritojn me lexu ndoshta edhe shqip, por mjaftohen me like, dhe ne thelb keta kubike artist harrojn qe për te dal ne krye, ne se i ka dhan Zoti diçka vertet, kan pune e u duhet. shum mund, dhe smund te dalesh thjesh duke ul male e lisa, se trembin sorra e korba minimumi.
Mendoj me pak keqardhje qe me vjen por e meriton drejt e drejt kjo artistja qytetare nderi e Burrelit, e perkrahur nga gjithkush atavizme e ppsh, qe sot me thenien e saj me vjen gjynah se po shkon viktim e atyre.
Ajo mund të mendojn se asht e mir, por me sa kam ndigju artistet e tjera femra ne shqiperi, kesaj i duhet pune, se ka mbi 150 volale femrash qe dijne te performojn shum her ma mir dhe má me kultur, të bertitunit ka nje vler per nivele qe e masin performancen me kuaj fuqi bertitje. Ai qe kendon fort kendon asht kangtar i madh. Ne fakt britma me zanore te hapuna asht nje lloj pa aftesie vokale por qe ne zhandrre te veçanta nuk pi uj, kam ven re se edhe jazz kur sjell nje imitim shpesh mir por qe mbet imitim kur ngaterron soul jazz me rythm blues dhe jo origjinalitet pasi do marresh kangen e tjetër kujt per me i mbush mendjen disa njerezve nen nivel se je E madhe.
Keto artist e kuptojn vleren e vet personale se sa te vegjel jan, vetem atehere kur kalojn jasht shqiprie, në kompeticione internazionale.
Ne se krahason artistja vlerat dhe karrieren personale me çka arriti edhe pse 100 her ma e sponsorizuar dhe ma e perkrahur besoj se i duhen edhe 35 vite karrier, por ne rastin e shpervjeljes se saj prej total ignorante, ndoshta ka mendu se nga nje her edhe mund te kapercen ça vende nalt duke vjell vrer kunder kolegut pavaresisht permasave.
Kur je në maje mund ti shohesh nga posht te tjeret, ndersa kur je posht nga qe asht e veshtir e u duk maja, asht ma e leht me u ngjit 2-3 pozicione edhe më vrer qe vjell, por me beso asht vetvrasja ma e madhe ne historine e karrieres tande.”-shprehet Ndoci, i cili vijon më tej t’i numërojë arritjet e veta artistike Juliana Pashës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet