Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pergjimet e votave me Zogun e Tiranes, reagon Dajana Shabani: Ka nje tendence….

Moderatorja Dajana Shabani ka reaguar nepermjet ne postimi ne lidhje me permendjen e emrit te saj ne pergjimet e Hermes Nikajt, Zogut te Tiranes, ku ajo vete i kerkonte kolegut te merrte mamane e te shkonte te votonte me 30 qershor 2019 dhe gishtin me boje t`ia niste me foto.

Regimi i Dajana Shabanit:
“Përshëndetje të dashur miq, po u marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim të vogël nëpërmejt Instagramit. E para ka një tendencë dashakeqëse nga portalet që pas arrestimit të kolegut tim për të më lakuar dhe emrin tim. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi personale dhe private të një kolegu. Më pas po përmendem për shit-blerje të votës.

Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë, mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmnendi emrin tim, mos bëni tituj të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat dhe faleminderit që më ndoqët, siç do thoshte një miss: Paqe në botë”, shprehet Dajana.

Pergjimet:
Dajana: Zogu votove ti motra?
Zogu: Jo Akoma
Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.
Zogu: Po mi
Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko
Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore
Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit
Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin
Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?
Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec.
Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë
Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen
Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah
Zogu: Për çfarë?
Dajana: Del kur nuk e ke votu
Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet