Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vritet me thike 19-vjeçari, flet xhaxhai i viktimes

Një 19 vjeçar nga Maxharra e Malishevës ka mbetur i vdekur. Ai u sulmua me thikë, dhe nga plagët e rënda ai ndërroi jetë.

Shehu kishte ardhur për pushime në Kosovë, dhe pas një përleshjeje në mesnatë për arsye banale sic thonë nga Prokuroria, ai është sulmuar për vdekje.

Në këtë përleshje ka mbetur edhe një i lënduar rëndë.

Dy grupe të te rinjve nga Malisheva janë përleshur, nga sulmi me thikë një i vdekur një i lënduar rëndë.

Janë shenjat që kanë mbetur nga një përleshje me thika mes 8 të rinjve nga Malisheva.

Njëri nga ta, A. Shehu nga fshati Maxharrë si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë nga Italia bashkë me familjen e tij.

Gjithë ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës.

Rastin e konfirmojnë edhe në Policinë e Kosovës.

Komandanti i stacionit të Policisë në Malishevë, Azem Krasniqi thotë se për rastin ka 7 persona të arrestuar.

Disa nga personat e përfshirë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Edhë këtu në Qendrën e Mjekësisë disa orë pas ngjarjes qëndrojnë shenjat e gjakut.

Në anën tjetër, familjarët thonë se nuk dijnë detaje se si ka ndodhur rasti, por pohojnë se i riu A. Shehu nuk kishte përmendur që kishte problem me dikë.

Në momentin tragjik, i ndjeri ishte bashkë me vëllain e tij binjak dhe disa shokë. Xhaxhai i të riut që ka vdekur si pasojë e konfliktit pohon se vëllai bashkë me të rinjtë e tjerë të përfshirë po qëndron në paraburgim.

E prokurori i rastit, Ramiz Buzhala, në një përgjigje për Televizonin ka treguar arsyet.

Ndryshe, vëllai i të ndjerit pasditen e së shtunës është liruar me urdhër të prokurorit për të qëndruar në familje, ani pse ndaj tij është iniciuar rast për pjesëmarrje në rrahje e vrasje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet