Ishte bashkuar me 'Deshmitaret e Jehovatit', i riu gjendet i varur prane varrezave ne Greqi

Aktualitet

TIRANË - Ishte nisur tek babai e tij në shtetin grek për të kaluar pushimet verore në ishullin Chios, por ka rezultuar fatale për fatin e 26-vjecarit. Lorenc Metaj, u gjet i varur mëngjesin e 26 dhjetorit, në një pemë pranë varrezave në Kalamoti të Greqi, afro 4 muaj pasi u largua nga shtëpia. Lorenc Meta u denoncua në emisionin “Pa gjurmë” nga familjarët dhe prej muajsh kërkohej nga gazetarët me shpresën se do të mbërrihej drejt gjurmëve të tij.

Pas verifikimeve të bëra arritën të mësonin se numri i Lorencit ishte aktiv për disa ditë me radhë, ndërsa u rimbush disa herë me kredit nga Shqipëria. Kjo mbajti gjallë shpresën e familjarëve se asgjë e keqe nuk kishte ndodhur me Lorencin dhe se shumë shpejt do të arrihej në gjurmët e tij. Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e ngjarjes, por autoritetet greke kanë nisur hetimet mbi misterin që mbart vdekja e të riut shqiptar, pas autopsisë që do të kryet mbi trupin e pajetë. Deri më tani nuk ka asnjë konkluzion, sesi ka përfunduar i varur mbi një pemë 26-vjeçari Lorenc Metaj.

Dyshimet lidhur me zhdukjen e tij u rrotulluan edhe rreth faktit se Lorenci para largimit nga shtëpia i ishte bashkuar sektit fetar të Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërsa kushëriri i tij Bledar Metaj tregoi edhe dinamikën e zhdukjes.

Pasditen e 29 korrikut, Lorenci doli nga shtëpia duke dorëzuar çelësin te shtëpia e dajës së tij. Personi i fundit që i telefonoi po atë mbrëmje të 29 korriku-t ishte nëna. Ai kishte marr me vete celularin me numër shqiptar të aktivizuar dhe kishte lënë në shtëpi pasaportën. Babai i Lorencit bëri denoncimin në komisariatin e policisë në zonën ku jetonin në ishullin (Chios), si dhe një tjetër denoncim në shtetin shqiptar nga djali i xhaxhait të Lorencit, në datën 19 gusht, në komisariatin e Ballshit.

Familjarët mbërritën edhe në emisionin ''Pa gjurmë'' duke e bërë publik këtë rast, në kërkim të të riut. Ata dyshonin se Lorenci i ishte bashkuar Dëshmitarëve të Jehovait gjatë periudhës, që ka jetuar në Shqipëri. Familjarët janë nisur menjëherë drejt shteti grek për të kryer të gjitha procedurat ligjore, deri në tërheqjen e trupit.

ME TE LEXUARAT