Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

DALIN EMRAT, vriten në rrethana misterioze dy shqiptarë në Angli

Dy shtetas shqiptarë janë gjetur të vrarë në Angli në periferi të Londrës. Njëri nga viktimat është Arbër Fesko 30 vjeç. Ai u gjet i vdekur në bagazhin e një makine në Barnet më 19 Dhjetor.

Sipas policise, 30-vjeçari nuk kishte një adresë banimi te deklaruar, ndërsa nga ekspertiza mjeko-ligjore u mësua se shkak i vdekjes ishin goditjet me thikë në qafë dhe kraharor.

Viktima i dytë është Shkëlqim Paja 31 vjeç, shqiptar nga Kosova. Trupi i tij u gjet një ditë më vonë, më 20 Dhjetor. Edhe për këtë rast, ekspertiza tregoi se 31-vjeçari kishte plagë në kraharor nga goditjet me thikë.

Por policia angleze dyshon se ngjarjet janë të lidhur mes tyre. Lidhur me këto hetime, autoritetet kanë arrestuar dy persona si të dyshuar për përfshirje.

Njëri është Besnik Berisha 42 vjeç, i cili u arrestua më 23 Dhjetor dhe dy ditë më pas ndaj tij u ngrit akuzë zyrtare.

Personi i dytë i arrestuar është një shtetas i huaj, Kaziku Tuwisana 31 vjeç. Edhe ky u arrestua më 23 Dhjetor. 31-vjeçari ishte i plagosur me thikë dhe mori trajtim në spital, por më pas iu komunikua arresti nën dyshimin për vrasje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet