Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shtypa pa dashje gazin e motorit”, dëshmia e të riut për shpërthimin e zjarrit në karburant

Policia e Tiranës ka vene ne pranga 24-vjeçarin Miklovan Barmashi, i cili akuzohet si përgjegjës i zjarrit të shkaktuar mbrëmjen e kaluar në një karburant, në zonën e Kombinatit.

I riu mësohet të ketë thënë para uniformave blu se kishte shkuar në karburant për të mbushur motorin.

Siç raporton gazetarja Bezat, Barmashi ka tentuar të shfajësohet në polici, duke thënë se e ka shtypur gazin pa dashje dhe motori ka ecur përpara dhe është përplasur me tubin e gazit.

“Me motor levizja vetem neper lagje. Nuk beja rruge te gjata prandaj nuk kisha patente. Ne karburant shkova per te furnizuar motorrin por se di si shtypa gazin pa dashje dhe motorri eci para dhe u perplas me tubin e gazit.

Kur shpertheu gazi, ika nga frika se mos shperthente depozita. Jam larguar drejt banesës”, ka thënë i riu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet