Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Publikohet deshmia e vajzes jetime: Si me shfrytezonte Hermes Nikaj si prostitute

TIRANË – Hermes Nikaj, ose siç njihet ndryshe si “Zogu i Tiranës” do të kalojë në burg natën e ndërrimit të viteve. Kjo pasi mesditën e djeshme, Nikaj humbi mundësinë për të dalë nga kafazi i burgut 302. Gjykata e Apelit Tiranë “vulosi” vendimin për qëndrimin në qeli të Nikajt, duke bërë që ky personash publik që shfaqej shpesh herë në ekranet shqiptare si gazetarë emisionesh mëngjesi, të vijojë të qëndrojë gjatë në qeli.

“Shqiptarja” sot zbardh dosjen e prokurorisë ku tregohen bisedat me “pullë të kuqe” të përgjuara nga prokuroria, komunikimet e “Zogut të Tiranës” me femrat dhe klientët si dhe shoqërimi i tij e komunikimet për disa personazhe të njohur. Mes shumë provave kundër Nikajt, prokuroria ka siguruar edhe dëshminë e vajzës që shfrytëzonte Hermes Nikaj, e cila është jetime, me babain në burg pasi i ka vrarë nënën. Është pikërisht kjo vajzë me inicialet D.N, që ka zbërthyer skemën e prostitucionit në Tiranë, ku në dëshminë e saj, tregon se në rrjetin e prostitucionit të Hermes Nikaj ishte dhe një vajzë që punonte si efektive policie në Tiranë, me inicialet D.

Sipas rrëfimit të vajzës, Hermes Nikaj përdorte një fjalë të koduar “Telebingo”, duke nënkuptuar se kishte dalë klient i mirë dhe që ajo duhej të bëhej gati. Më tej në dëshminë e saj D.N, nxjerr dhe emrin e Iva Alikos, një vajzë që është shfaqur në ekranin shqiptar si këngëtare, dhe pohon para policëve se është shfrytëzuar në dy raste të tjera nga Kreshnik Kusaj, i cili njihet si “Kika” i “Big Brather 8”. Në një rast nga një vajzë me emrin Anjeza Bena, e cila e ka çuar në Frashër të Përmetit, ku ka kryer gjatë natës marrëdhënie seksuale me një djalë.

Kjo dëshmi dhe komunikimet telefonike nxjerrin në pah se Hermes Nikaj, kishte kohë që aplikonte metoda kriminale, duke shfrytëzuar vajza të reja, të cilave u gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesave në euro dhe lek.

Në pjesën më të madhe të rasteve, Nikaj vetëofronte marrëdhënie seksuale tek klientë të ndryshëm, duke shitur trupin e tij. I tillë ka qenë rasti me një shtetas italian tek 15-katëshi, por edhe rasti i fundit, kur Nikaj, u kap në dhomën nr. 212 të hotel “Autostrada”, ku klienti me inicialet A.Gj nga Laçi, kishte paguar 200 mijë lekë të vjetra, për të kryer marrëdhënie seksuale me Nikaj dhe shoqen e tij D.N, vajza që ka zbërdhyer gjithë skemën.

Kjo e fundit duke qenë pa kujdesin e prindërve, pasi nëna i ishte vrarë nga babai në vitin 2002, ishte futur në “rrjetën” e Nikaj dhe shfrytëzohej prej këtij të fundit për prostitucion në Tiranë. Shpesh herë Nikaj përdorte fotot nudo apo me mbathje të kuqe të D, N, me të cilat ai joshte klientët duke ja dërguar ato në aplikacionin “WhatsApp”. Një veprim të tillë, Nikaj e ka kryer para se të arrestohej, ku ka joshur klientin A.Gj, me fotot intime të D.N, dhe më pas i ka shkruar “…Ki besim, po vij tek dhoma 212…”.

Njohja me Hermesin nga vajza që vdiq tek Hotel “Mira-Mare”

Ofertat për punë…

Në dosjen e prokurorisë thuhet se gjatë marrjes në pyetje të vajzës D.N, ajo ka sqaruar se Hermes Nikaj, e ka njohur para dy muajsh, nëpërmjet një shoqes së saj, që quhet Eviola Broshka. Pikërisht dy ditë pasi arrestuar Hermes Nikaj dhe D.N (më 24 nëntor), shoqja e tyre e përbashkët, Eviola Broshka, ka humbur jetën nën rrënojat e hotel “Mira-Mare” në Durrës, i cili u shemb plotësisht nga lëkundja e tërmetit të datës 26 nëntor 2019. Eviola punonte balerinë. Pasi janë prezantuar Hermesi dhe D.N, kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe më pas kanë vijuar komunikimet.

D.N, tregon në dëshminë e saj se Hermes Nikaj, e ka pyetur në lidhje me jetën e saj personale, të cilit i ka treguar se është larguar nga shtëpia, pasi ka konflikt me babanë, prej 3 vitesh. Gjatë kësaj periudhe ka jetuar nëpër banesa të ndryshme të shoqeve të saj dhe nuk ka mundur të sigurojë jetesë nëpërmjet një pune të rregullt. Veç kësaj, Hermesit i ka treguar se nëna e saj ka ndërruar jetë në vitin 2002, pasi babai i D, e ka vrarë atë.

Duke mësuar këto probleme, Hermesi, i ka thënë se do ta dërgonte në disa vende ku ndodhen disa persona, ku sipas tij i kishte miq dhe D.N, do të kryente marrëdhënie seksuale me ta kundrejt pagesës. Hermesi, i ka sqaruar se për pagesën me personat do të fliste vetë ai, ndërsa kur D.N, do të përfundonte kryerjen e marrëdhënies seksuale do të merrte paratë prej klientit dhe më pas do t’ia jepte Hermesit. D.N, sqaron se për shkak të gjendjes së saj të rënduar ekonomike dhe e gjendur pa përkrahje, ka menduar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër për të përballuar jetesën. Ajo i ka thënë Hermesit, se ishte dakord ta bënte diçka të tillë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet