“A ka mashkull që nuk tradhton”, Bieta Sulo i jep përgjigjen epike për Dudushin

Showbiz
Moderatorja Bieta Sulo është përballur me një pyetje që bëhet shpesh, pasditen e sotme në emisionin e saj “Ftesë në 5”. Bieta kishte të ftuar gazetaren e sportit, Sabina Mete të cilën e pyeti nëse do e falte tradhëtinë. “Nuk e fal kurrë. Pse ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton? Ku është ta marr për burrë! Ta çoj te babi! Ka ndonjë mashkull që nuk tradhëton?”, tha Sabina. “Unë një e njoh, por e kam për vete. Nuk të ndihmoj dot!”, u përgjigj Bieta duke shkaktuar të qeshura. Bieta e ka postuar edhe në Instagram dhe i shkruan Sabinës: “Më fal që s’të ndihmova dot”.

ME TE LEXUARAT