Shkrimtari i njohur i jep fund jetës papritur

Showbiz

Ari Behn, shkrimtar i njohur ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Zëdhënësi i tij duke i komunikuar agjencisë NTB të Norvegjisë se Behn ishte vetëvrarë.

Behn që njihej si ish-dhëndëri i mbretit të Norvegjisë, ishte autor i disa romaneve dhe shfaqjeve. Ai u martua me Princeshën Martha Louise në vitin 2002, ndërsa dy vite më parë çifti u divorcua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbreti dhe mbretëresha, në një deklaratë thanë se ai ishte “një pjesë e rëndësishme e familjes sonë për shumë vite dhe ne ruajmë kujtime të ngrohta dhe të mira prej tij “.

I ndjeri kishte tre vajza me Princeshen- Maud, Leah dhe Emma. Ata u ndanë në vitin 2016 ndërsa një vit më vonë u divorcuan zyrtarisht.

Në atë kohë, princesha tha në një deklaratë: “Ne ndjehemi fajtorë sepse nuk jemi më në gjendje të krijojmë strehën e sigurt që meritojnë fëmijët tanë.”

“Ne jemi mirënjohës që e njohëm”, thanë mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja në deklaraten e tyre për ish dhëndrrin e ndjerë. “Ne jemi te trishtuar që mbesat tonë kanë humbur tani babanë e tyre të dashur”.

ME TE LEXUARAT