Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qeveria vendos, shpërblim për 663 mijë pensionistët për fundvitin

Qeveria ka vendosur të japë shpërblim për pensionistët. Ministrja e Financave Anila Denaj në një dalje të posaçme për median, tha se është vendosur që pensionistët të shpërblehen me një shumë prej 3 mijë lekë të reja.

Denaj theksoi se shpërndarja e shpërblimit do të vazhdojë pavarësisht se financat e vendit u prekën fort nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Denajt, përfitues të shpërblimit për pensionistët me rastin e fundvitit, janë 663 mijë qytetarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet