Doja nuse shqiptare, historia e mjekut te njohur qe la Turqine per Shqiperine

Aktualitet

Pas 17 vitesh studimesh dhe pune kryesisht në Turqi, mjeku Artan Koni u kthye në Shqipëri për të kontribuuar dhe krijuar familje.

Koni: Doja nuse shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot pas 5 vitesh qëndrimi, pishmane nuk ka. Në "Tempora" në RTV Ora ai shtron si të vetmin problem mungesën e meritokracisë, por siç thotë ai kur nuk e ndryshon dot frymën duhet të përshtatesh.

Koni: Është më mirë këtu se jashtë shtetit, të paktën për mua si mjek.Si ata që kthehen si ata që janë në Shqipëri problemi bazë është meritokracia që nuk funksionon.

Jashtë shtetit mund të keni qenë shumë vjet, mund të jeni rritur shumë nga ana profesionale, vjen këtu punë e madhe.

Futet partiaku dhe pikë. Është problem, sidomos për ata që kanë studiuar jashtë shtetit, ky fryma që ke marrë është që i zoti çan.

Pasi ke marrë këtë frymë vjen këtu dhe ta hedhin në koshin e plehrave. U ambientova me këtë frymë. Unë isha më i kualifikuar seç duhet, në pjesën e shtetit. Te privati është krejt ndryshe.

ME TE LEXUARAT