“U zumë për një laps sysh”, Ingrit Gjoni rrëfen sherrin me Çiljetën

Showbiz

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” etj.

Mirëpo a ka qenë marrëdhënia mes Gjonit dhe Xhilagës gjithmonë “Puçi, puçi”?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ingriti në “E Diell” solli në kujtesë një sherr të saj me Çiljetën teksa ishin për koncert në New York në vitin 2010.

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfen Gjoni.

“Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën.

Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.

ME TE LEXUARAT