Tjeter video e perplasjes tek Teatri, Laert Vasili shoqerohet me police

Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një video nga momenti i përplasjes së tyre me aktorin Laert Vasili.

Në video është filmuar momenti kur një patrullë policie kishte mbërritur në sheshin e teatrit, në qendër të Tiranës, dhe përpiqet të shoqërojë personat e përfshirë në konflikt. Por pavarësisht pranisë së efektivëve, Vasili dhe disa nga aktivistët nuk i kanë kursyer ofendimet dhe kërcënimet për njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam Laert Vasili, ju jeni askushi”, dëgjohet në një moment aktori t’u drejtohet kolegëve të tij, me të cilët i ka ndarë qëndrimi që mbajnë mbi godinën e Teatrit Kombëtar. “Largojeni ju, ose do e largoj unë”, dëgjohet një prej aktivistëve që i drejtohet policëve.

Vasili publikoi më parë një video në rrjetet sociale, ku pretendon se është dhunuar nga disa prej aktivistëve. Edhe në videon e parë dëgjohen kërcënimet që shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

Por në një komunikatë të shpërndarë sot në mbrëmje, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mohon që të ketë patur dhunë, por pretendon se aktivistët janë mundur të ndalojnë Vasilin deri në mbërritjen e policisë, pasi e akuzojnë se ka grisur posterat e protestës.

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/1760788487388307/

ME TE LEXUARAT