Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rrezikohen banorët, bien tullat nga pallati i dëmtuar nga termeti në Durrës

Një pallat i dëmtuar rëndë në Durrës nga tërmeti i 26 Nëntorit, paraqet rrezik për banorët e pallatit që jetojnë aty pranë por edhe për kalimtarët e rastit.

Gjatë ditës së sotme, nga muret e këtij pallati janë rrëzuar disa tulla për shkak të dëmeve që kanë pësuar.

Banorët e pallatit që ndodhet ngjitur këtij objekti kanë denoncuar pranë tvklan.al këtë situatë dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.

Ata thonë se në vendngjarje shkuan forcat e policisë pasi i lajmëruan, por shprehen se nevojitet vendosja e një rrjete në pallatin e dëmtuar në mënyrë që të pengojë rrëzimin e inerteve.

Pallati ku janë rrëzuar tullat ndodhet në lagjen 13 tek rruga “Pavarësia” në Durrës në zonën e Plazhit. Ai është dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit dhe banorët nuk po qëndrojnë më aty që pas lëkundjeve të fuqishme sizmike. /tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet