Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pronari i lokalit gjendet i vdekur/ Policia: Kanë tentuar t’i vënë flakën

Vrasja e biznesmenit 45-vjeçar në fshatin Mbroje të Korçës duket se po merr një drejtim tjetër. Detaje të reja tashmë janë bërë të ditura nga burime zyrtare nga policia, të cilat thonë se Flamur Duci mund të jetë vrarë. 45-vjeçari u gjet i pajetë pranë lokalit të tij me një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet prerës në një pjesë të trupit, e cila nuk bëhet e ditur.

Gjithashtu raportohet se viktima ka pasur edhe djegie në pjesën e sipërme të trupit, gjë që mendohet se autorët e kanë bërë pasi janë munduar t’i vënë flakën trupit.

loading...

Sipas analizës paraprake të grupit hetimor, viktimës i është zënë pritë në orën 6:30 para lokalit të tij dhe kanë qenë bashkëfshatarët që e kanë zbuluar trupin e tij.

Nga hetimet është zbuluar se Flamur Duci nuk ka pasur precedentë penal, gjë të cilën e pohojnë edhe banorët e zonës,të cilët thonë se njihej si njeri i qetë dhe pa probleme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet