Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Murrizi hedh propozimin: Do ndryshojmë sistemin zgjedhor

Mesa duket edhe opozita parlamentare do te luftojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ka qenë Myslim Murrizi ai që pas Komisionit të Reformës Zgjedhore ka thënë se do të propozohet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre”, tha Murrizi.

Mbledhja e kaluar e Reformës në Drejtësi u anulua për shkak të mos plotësimit të kuorumit. Bashkryetari, Damian Gjiknuri tha se ndonëse opozita parlamentare ka vënë theksin tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, deri më tani nuk ka ende asnjë propozim konkret.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.