Kuvendi miratoi ‘Anti-Shpifjen’, Ulqinaku: Fisheku i fundit i Rames per te fshehur skandalet e qeverise

Politikë

Ish- deputetja e PD Izmira Ulqinaku e ka konsideruar Paketën Anti- Shpifje, e cila u miratua dje në Kuvend, si fishekun e fundit të Ramës kundër së vërtetës. Teksa u bën thirrje shqiptarëve që të reagojnë, Ulqinaku përmes një statusi në “Facebook” thekson se paketa ‘Anti-Shpifje’ bëhet për të fshehur skandalet e qeverisë “Rama’. Më tej ajo shton se Rama e ka humbur luftën me të vërtetën dhe kjo paketë sipas saj ishte karta e fundit e kryeministrit për ta luftuar atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paketa ‘Anti-Shpifje’ u miratua dje me disa ndryshime në Kuvend dhe u votua pro nga 82 deputetë. Kryeministri Rama bëri me dije se kjo paketë prej më shumë se një viti u dakordësua dhe me OSBE, ndërkohë që të shumta ishin reagimet që kundërshtonin këtë paketë nga radhët e opozitës, gazetarë, shoqëria civile por edhe qytetarë.

STATUSI I PLOTË I IZMIRA ULQINAKUT

Shqipëria vuajti dhe e pagoi shumë shtrenjtë diktaturën e etërve.

Unë besoj se kemi nxjerrë mjaftueshëm mësime që të reagojmë në kohë, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve!

Kur paralajmëroi “nuk keni parë gjë akoma”, menduam që po planifikonte në mendjen e tij të errët shumë gjëra të mbrapshta, por askujt s’i shkoi në mendje se do të mbërrinte deri në një pikë të tillë sa të miratonte një paketë ligjore kundër fjalës së lirë.

80587141 554183981799428 8293622401657208832 N

Tek e shihja sesi cakërryente sytë e kërcente në foltoren e Parlamentit duke iu hakërryer gjithkujt‭ ‬për t’i mbyllur gojën, ndërkohë e gjithë tufa aty brenda e shihnin me adhurim, pashë që kjo ishte një nga ditët më të zeza në historinë e demokracisë për vendin.

…dhe me të vertetë “skishim parë asgjë akoma”.‬‬

Eshtë e tmerrshme të shikosh Kryeministrin e vendit tënd që gjeneron energji të pafundme negative për të shkatërruar vendin që duhet ta qeverisë. E kanabizoi, e shndrroi në një shtet bandash e bazë të krimit organizuar; me nje pasion të çmendur iu lëshua votës së lirë derisa e pushkatoi e zhduku edhe si nocion lirinë e votes; përzuri gjysmën e shqiptarëve nga atdheu i tyre; tani atyre që kanë ngelur këtu, ky palo kryeministër, ka vendosur t’u vrasë edhe fjalën e lirë.

Tashmë, kur nuk i ka mbetur asnjë gjethe pas së cilës të fshihet për të mbuluar skandalet e panumërta dhe krimet monstruoze në kurriz të shqiptarëve, kur në sytë e të gjithëve është qartazi kryeministri më i dështuar dhe më i inkriminuar e korruptuar në histori, kur brekushet, e veshjet prej kllouni, bashkë me batutat bajate e vulgare nuk po bëjnë më efekt, pikërisht tani kërkon të frikësojë e të shantazhojë çdo media që ende nuk ka arritur ta ketë nën tutelën e tij. Është fisheku i fundit që i ka mbetur, sepse nuk mundet më të luftojë me të vërtetën. Është lëvizja më dëshpëruese e tij, ashtu siç ka qenë për të gjithë diktatorët që kanë marrë përsipër të ndalojnë fjalën e lirë.

E sheh se e vërteta e ka mundur!

Fjalën e lirë nuk mundi ta frenojë as me investimin më të madh të qeverisjes së tij, propagandën, duke filluar me ERTV (shpikja më perverse) dhe radhën e gjatë të televizioneve e portaleve që u bënë pjesë e kazanit qeveritar mediatik.

Tani me këtë ligj që miratuan si paketa antishpifje, mendoj se u ka hequr një “merak” atyre që dyshonin sado pak tek ajo çfarë ne kemi thënë që në fillim, se me këtë kryeministër jo vetëm që nuk çelen dyert e Europës, por ky dhe banda e tij janë më të interesuarit për të na mbajtur sa më larg nga ajo.

I mbetet në dorë shqiptarëve sesi do të reagojnë ndaj rikthimit të “nenit 55”, për agjitacion e propagandë,.”.

Thonë që historia është një mesuese e mirë, por shpresoj që ne, shqiptarët, të mos jemi nxënës të këqinj.

Duhet të na mjaftojë që kemi humbur kaq shumë kohë në diktaturën e etërve, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve.

ME TE LEXUARAT