Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PE me “shpatulla pas murit” qeverinë: Po miratuat paketën anti-shpifje, rrezikoni hapjen e negociatave

Paketa anti-shpifje ka zgjuar kundërshtime të forta, të cilat janë duke ardhur jo vetëm nga shoqatat, por edhe nga institucione të rëndësishme europiane.

Ka qenë reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, ai që ka bërë një deklaratë të rëndësishme sa i përket çështjes.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social “Twitter”, Lega është shprehur se në rast se administrata e qeverisë Rama miraton paketën anti-shpifje, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave.

Më tej, Lega deklaron se grupi i PPE beson në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, por sipas tij, vendi ynë duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës.

“Grupi i PPE në Parlamentin Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat.

Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, shkruan zyrtari i BE.

Ky mesazh i zyrtarit të lartë të PE-së vjen një ditë pas kritikave që kjo paketë pati në media, ku edhe u theksua se kjo do të rrezikojë kryesimin e OSBE-së dhe sigurisht integrimin e shumëdëshiruar në vendit në Bashkimin Europian.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet