Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gazetarët para Parlamentit/ Thirrje kundër paketës anti-shpifje: “Mos na prek fjalën”

Ashtu edhe siç është paralajmëruar tashmë prej një jave, mëngjesin e sotëm shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kanë dalë në protestë kundër paketës anti-shifje. Sipas tyre kjo është një paketë që nuk godet lajmet e rreme dhe shpifjet, por kap dhe godet drejtpërdrejt median online.

Duhet të theksojmë që kjo paketë është propozuar nga qeveria, në të cilën parashikohet se AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) do të ketë fuqinë që të marrë vendime deri në mbylljen e mediave online në rast se e konsideron këtë të nevojshme.

Që në momentet e para të bërjes publike të paketës kundërshtarët kanë qenë të shumtë, sidomos nga radhët e gazetarëve, të cilët theksojnë se këto kompetenca i takojnë vetëm drejtësisë dhe askujt tjetër.

Protesta ka nisur që prej orës 9:30 para parlamentit, ku në orën 10:00 ka filluar edhe seanca plenare, ku si rend dite ka edhe votimin e kësaj pakete.

Duhet thënë se kundër paketës anti-shpifje kanë qenë edhe ndërkombëtarët, të cilët e konsiderojnë këtë lëvizje si pengim të fjalës së lirë.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet