Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gara për SPAK/ Dumani: Do goditet pa kompromis krimi i organizuar dhe korrupsioni

SPAK po bëhet gati të fillojë punën, por kjo nuk mund të realizohet pa u vendosur se cili do të jetë drejtuesi. Gara për kryetar ka vendosur përballë tre kandidatë që kërkojnë drejtimin e këtij institucioni.

Pikërisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë është duke u marrë me intervistimin e këtyre kandidatëve, ku i pari duket se është Altin Dumani. Dumani ka bërë një prezantim të planit të tij në rast se do të drejtojë SPAK, ku gjatë fjalës ka shprehur edhe mesazhe të forta për luftën që ky i fundit do t’i bëjë nëpërmjet SPAK, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Përgjegjshmëria në hetimin e çështjeve duhet pasur parasysh. SPAK do të godasë pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin me gjithë forcën e ligjit. SPAK do bëjë të mundur një Shqipëri ku godet këdo që kryen një krim, pavarësisht fuqisë, dhe e vetmja shpresë është mospërfshirja në krim. Do çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë. Fokus i veçantë do t’i jepet bashkëpunimit me qytetarët, për të goditur krimin dhe korrupsnit e çdo niveli, si dhe pastrimin e parave që rrjedh prej tyre.”

Pjesë nga prezantimi i Altin Dumanit

loading...

Ibrahimi: Na thoni diçka mbi strukturën e ardhshme të SPAK?

Dumani: SPAK përbëhet nga dy ministruktura të rëndësishme, siç është Prokurorinë e Posaçme dhe Byroja e Hetimit. Ditën e parë të punës si drejtues i SPAK detyra e parë është nxjerrja e një akti që gjurmon organizmin dhe funksionimin e institucionit. Së pari, është kujdesi i shtuar ndaj dosjeve, për të bërë një shqyrtim të atyre çështjeje që nuk i takojnë kësaj prokurorie.

Gjithashtu, prokurorët duhen ndarë sipas specializimit. Akti i parë i domosdoshëm, mundësisht brenda javës së dytë të punës, është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është si një mushkëri që mbush me ajër SPAK. Do kërkoj ndihmën e ndërkombëtarëve për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e këtij drejtori. Pastaj gjithë fokusi do jetë në përzgjedhjen e trupës së BKH.

Pyetje: Si do i rekrutoni ekspertët më të mirë?
Dumani: Për të thithur elementë të tillë duhet joshja, që është paga. Por, ka vend ka njerëz që duan të kontribuojnë në këtë strukturë dhe vëmendja ime do jetë totale për t’i përthithur ata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet