Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bushati kundër PS: Po nxitohemi, paketa në kundërshtim me KiE

Kudërshtarët e paketës anti-shpifje duket se nuk vijnë vetëm nga grupet e gazetarëve apo shoqërisë cilvile, por edhe nga brenda PS-së.

Pak para nisjes së seancës plenare ku si rend dite është edhe miratimi i paketës anti- shpifje, Partia socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. Mirëpo mesa duket jo gjithçka ka shkuar ashtu siç pritej. Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, ka qenë ish-ministri i Jashtëm Dirmir Bushati ai që ka dalë kundra miratimit të ligjeve.

Bushati ka kundërshtuar edhe kreun e këtij grupi, Taulant Ballën duke thënë se ligjet bien ndesh me parimet e KiE dhe se duhet të tregohen të kujdesshëm.

Mirëpo Balla duket se ka qenë i bindur në fjalën e tij duke thënë se paketa është e miratuar nga OSBE dhe pret që këtë gjë ta vlerësojnë edhe deputetet në Kuvend.

Pjesë nga debati:

Ditmir Bushati: Ligjet ne kundërshtim me KiE, që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë.

Përgjigja e Taulant Ballës: Paketa është e dakordësuar me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet