Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“AMA agjenci censure”, Çipa në proteste per paketen antishpifje: Penalitetet drastike

Gazetari Çipa tha se ky draft e bën AMA-n një agjenci censuruese dhe shpërfill të gjitha mundësitë dhe kapacitetet vetërregulluese që ka në mjedisin mediatik shqiptar.

Aleksandër Çipa: “Nuk bëhet fjalë për pika kryesore, behet fjalë për një draft që përfshin dy projektligje që marrin përsipër të rregullojnë të ashtuquajturën realitet të shpifjes në mjedisin mediatik shqiptar dhe që i atribuohen dy enteve më të rëndësishme AMA dhe AKEP.

Mënyra sesi është konceptuar dhe ristrukturuar ky draft është  gabuar metodologjikisht sepse vetë mënyra sesi do funksionojë AMA nëpërmjet bordit të saj dhe përmes këshillit të ankesave nuk ka asgjë më shumë sesa brendinë e funksionimit të një agjencie censure. Kjo shpërfill të gjitha mundësitë dhe kapacitetet vetërregulluese që ka në mjedisin mediatik shqiptar brenda entitetit të gazetarëve dhe editorëve shqiptarë.”

Gazetari tha se penalitetet e parashikuara të paketës antishpifje për editorët e mediave online janë të papërballueshme financiarisht nga ata.

Ndërsa shtoi se masa e marrë nga AMA hyn në fuqi direkt pa një vendim gjykate.

Aleksandër Çipa: “Mënyra sesi do funksionohet mes AMA- dhe AKEP, masat dhe penalitetet e parashikuara. Këto penalitete në masën financiare janë drastike dhe të përballueshme nga editorët e online. Shumica e online janë në pronësi dhe administrim të gazetarëve dhe kapacitetet e astet financiare të tyre janë të pamjaftueshme për të përballur këto penalitete.

Ka një aspekt tjetër të cungimit të të drejtave dhe lirisë së shprehjes. Mënyra sesi do merret masa penalizuese nga Këshilli i ankesave dhe miratuar nga bordi i AMA-s dhe kalimi menjëherë në masë preventivit përmes përmbarimit pa pritur një vendim të gjykatës.”

Ndërsa shtoi se do konsumojnë të gjithë mundësitë për ndalimin e futjes në fuqi të paketës antishpije.

Aleksandër Çipa: “Ne do konsumojmë të gjitha mundësitë tona, do i drejtohemi Presidenti për të mos e dekretuar draftin dhe jemi në solidaritet me organizmat kombëtare.”/ panorama

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet