Tre skuadra angleze në "luftë" për Sancho-n

Sport

Liverpool, Manchester City e Chelsea janë në garë për të arritur te talenti i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Futbollisti i cili është pjesë e verdhezinjve që nga viti 2017, këtë sezon po shkëlqen duke realizuar tetë gola në trembëdhjetë paraqitje duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier League.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri i ‘The Reds”, Klopp e vlerëson shumë lojtarin e kombëtares angleze, por e konsideron të lartë vlerën prej 100 milionë eurosh të kartonit të tij, ndërsa Citizens kërkojnë ta rikthejnë në skuadër talentin që dy vite më parë e lane të largohej, pasi trajneri Guardiola e kërkon me ngulm, duke nisur menjëherë bisedimet me drejtuesit e klubit gjerman.

ME TE LEXUARAT