Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tërmeti 6.8 ballësh në Filipine, deri tani katër viktima

Autoritetet thane se të paktën katër persona, duke përfshirë një vajzë gjashtë vjeçare, kanë vdekur, dhe disa të tjerë janë plagosën pasi një tërmeti me madhësi 6.9 ballë goditi Mindanao në Filipine të Dielën, konfirmoi një zyrtar lokal.

Vincent Fernandez, kryetar i bashkisë të Matanao në Filipinet jugore, i tha një radioje lokale se vajza ndërroi jetë pasi një mur i ra sipër gjatë tërmetit.

Tre personat e tjerë ndërruan jetë pasi një super market u shemb në qytetin Padada, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Të paktën 24 persona në Padada janë evakuuar me sukses dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë akoma.

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve, ishte në shtëpinë e tij në qytetin Davao kur ndodhi tërmeti por ai dhe familja e tij nuk janë lënduar, tha zëdhënësi i tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.