Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Nxenesja shqiptare qe po mbledh ndihma ne bote per te prekurit nga termeti

Nje nxenese shqiptare ka mbledhur ndihma per banore te prekur nga termeti ne Shqiperi ndekohe qe historia e saj eshte publikuar nga faqja zyrtare e ambasades amerikane ne Tirane:

Pas tërmetit shkatërrues që goditi qytetin e saj të lindjes në Shqipëri më 26 nëntor, Elisa, nxënësja e programit të shkëmbimit YES, e kuptoi se duhet të jepte ndihmën e saj.

Me mbështetjen e nxënësve të tjerë të shkëmbimit në Kaliforni, të cilët vinin nga Rumania, Gjeorgjia, Pakistani, Serbia dhe Armenia, ajo arriti të mbledhë 574 dollarë duke dhuruar bakllava në shkëmbim të një dhurimi ndihme.

Së bashku me ndihmën, Elisa i kërkoi dhuruesve edhe të jepnin një mesazh mbështetjeje, i cili do përkthehej dhe do t’u përcillej të prekurve. Brenda një jave, bota u mblodh për të ndihmuar dhe kjo e mbushi Elisën me shpresë.

“E kam zemrën plot pasi pashë sa të mirë mund të jenë njerëzit dhe e di që bëmë diçka që do bëjë, sikur edhe të paktën një person në vendlindje, të këtë shpresë se gjërat do bëhen më mirë dhe të besojë se pas errësirës vjen drita. I jam mirënjohëse koordinatores dhe grupit tim. Faleminderit të gjithëve që dhuruan. Ju dua shumë dhe jam kaq e lumtur që ju kam në jetën time”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.