Sekretari i PPE: Krimi i organizuar në ushqehet nga politika, mbështesim programin e PD

Politikë

Nga Akademia Politike e FRPD-së Christian Kremerë zv sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europiane ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politikanë largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median” – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociatave duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.

“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Brukselë por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë problemeë ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mos nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë. Ju mund të mbështetni në solidaritetin tonë edhe në muajt në vijimë kur të trajtohet çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian” – tha Kremer.

Duke folur në emër të Unionit të djathtë europianë Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.

“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”, – deklaroi zv.sekretari i PPE.

Zv.sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë Christina Kremerë në krye të fjalës së tij shprehu dhimbjen dhe solidaritetin tim për viktimat dhe të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

ME TE LEXUARAT