Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Vrasja e anetarit te bandes se Lushnjes, Enver Borici dyshohet se u ekzekutua naten

Qyteti i Lushnjes u trondit sot në orën 7:45 të mëngjesit, kur u njoftua se persona ende të paidentifikuar kanë ekzekutuar me plumb në kokë, në një vrasje të tipi mafioz, 52-vjeçarin Enver Boriçi i cili është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.

Policia bëri me dije në një njoftim paraprak të shkurtër se “sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë.

“Dyshohet se ai u vra gjatë natës, por krimi i zbulua vetëm sot në mëngjes”, citon abcnews.

Leave A Reply

Your email address will not be published.