Tirane/ Droge dhe fisheke luftarake, dy te arrestuar, policia jep detaje

Aktualitet

Tiranë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, poseduesit e lëndës narkotike.

Sekuestrohet, Heroinë, Kanabis dhe fishekë luftarakë.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” shtetasi:

M. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje pasi në rrugën “Sulejman Delvina” , shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit në një nga ambjentet e pallatit ku banonte shtetasi M. Gj ka gjetur 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë si dhe 51 fishekë luftarakë.

Kontrolli me tej ka vijuar dhe në banesën e shtetasit M. Gj, ku i është gjetur dhe një sasi e dyshuar narkotike Kanabis Sativa të cilat së bashku me lëndën narkotike të dyshuar Heroine dhe fishekët luftarakë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu Nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi J. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike Heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve M. Gj dhe J. V.

ME TE LEXUARAT