Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Tërmet” në administratën e shtetit në Durrës, 35 të shoqëruar për shembjen e ndërtesave me viktima

Eshte rritur ne 35 numri i personave te shoqeruar nga Policia e Durrësit te cilet akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Mes personave qe kane perfunduar ne polici janë edhe Ahmet Doda dhe Ahmet Hasa, drejtori nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me vdekjen e Hajdarmatajt pasi objekti ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit, por ata nuk kishin marrë masat që askush të mos futej më në të.

Kryekomisari Hajdarmataj që humbi jetën nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re e cila u shemb nga tërmeti.

Policia pretendon se drejtuesit e Konvaleshencës duhej të kishin këmbëngulur që askush të mos futej më në godinën e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit.

Të shoqëruar janë ish-kreu i ALUIZNI-it Arben Isaku, aktualisht Drejtor i Kadastrës, Aldo Dakovelli, shef Sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko, verifikues terreni.

Keta zyrtare dyshohet se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin ndërtesat që janë shembur duke marrë nën vete jetë njerëzish.

Leave A Reply

Your email address will not be published.