Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shperthimi i vullkanit ne Zelanden e Re, Policia: Numri i te vdekurve mund te rritet

Ekipet e shpëtimit në Zelandën e Re kanë arritur të rikuperojnë kufomat e gjashtë prej viktimave të goditura nga shpërthimi i vullkanit Whakaari, në ishullin e Bardhë. Edhe trupat e dy të zhdukurve të fundit u identifikuan, por – duke pasur parasysh vendndodhjen e tyre – rekuperimi i tyre do të ishte shumë i rrezikshëm.

Ditët e fundit, në fakt, Vullkani ka filluar të lëshojë gazra shumë toksikë, duke shkaktuar gjithashtu një aktivitet intensiv sizmik në ishull. Për më tepër, sipas ekspertëve të mbrojtjes civile, rreziku i një shpërthimi të ri, për momentin, është ende mjaft i lartë.

Në një ‘cicërimë’ në Twitter, policia e Zelandës së Re tha se disa kufoma ndodhen ende në det dhe zhytësit po përpiqen t’i rikuperojnë.

Ndërkohë, numri i viktimave mund të rritet pasi më shumë se njëzet njerëz ndodhen në spitalet në Zelandën e Re dhe Australi, shumica me djegie të rënda.

Leave A Reply

Your email address will not be published.