Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Moti i keq ne France, shenohet viktima e pare nga stuhite

Një person ka humbur jetën në jug të Francës dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi era e fortë u përplas me rajonet bregdetare, duke kapur shpejtësinë e 140 km në orë.

Shërbimet e shpëtimit thanë se një 70 vjeçar vdiq në afërsi të Ilhaerresë kur mjeti i tij u godit nga një pemë e shkulur nga stuhia. Pesë persona të tjerë janë lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike.

Operatori i energjisë tha se rreth 400 mijë shtëpi ishin pa energji elektrike gjatë natës. Era e fortë ka dëmtuar edhe një shkollë në një fshat në Pirenej, edhe pse nuk janë raportuar të lënduar. Trafiku është vështirësuar pasi pemë dhe mbetje të tjera kanë mbushur rrugët në 14 rajone.

Meteo Francë ka paralajmëruar se era sjell me vete edhe rrezikun e lartë të orteqeve në alpe gjatë 24 orëve të ardhshme, veçanërisht në rajonet e preferuara për skijim në Isere dhe Savojë. Edhe pse era e fortë është zbutur pakëz, Meteo Francë thotë se pritet intensifikim i saj sërish. Në qytetet e Biarritzit dhe Angletit, autoritetet kanë mbyllur plazhet në pritje të dallgëve të rrezikshme gjatë natës.

Situata ka qenë e ngjashme edhe në vende të tjera të Evropës qendrore me reshjet e shiut dhe borës që kanë qenë të konsiderueshme në ditët në vazhdim

Leave A Reply

Your email address will not be published.