Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Legalizuan objektet e shembura nga termeti, drejtori i ALUIZNI-t Durres ne polici

Ka shkuar ne pese numri i zyrtareve të shoqëruar lidhur me ndërtesat e shembura nga tërmeti.

Policia tha se janë shoqëruar Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni.

Mësohet se ata po hetohen për legalizim të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti në kundërshtim me ligjin.

Me shume se 17 urdhera arresti jane firmosur nga prokroria e Durresit ne lidhje me demet dhe viktimat e shkaktuara nga termeti i 26 nentorit ne Durres.

Diten e sotme ne polici ka perfunduar edhe drejtori dhe nendrejtori i kavalishences, te cilet akuzohen per vdekjen e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj pasi kane lejuar njerez te hyjne ne godine edhe pse ajo ishte demtuar nga termeti i 21 shtatorit./lajmifundit.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.