Gjykata detyron qytetin e Kölnit të strehojë familjen shqiptare

Bota

Gjykata gjermane ka detyruar Kölnin të strehojë një familje shqiptare. “Edhe pse kjo familje nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë”, vendosi gjykata.

Qyteti i Kölnit është i detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Gjykatës Administrative të Kölnit, të huajt me gjithë detyrimin për t’u larguar nga Gjermania kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve.

Ky vendim u mor të enjten, pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.

Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër.

Autoritetet e Kölnit e kishin kundërshtuar këtë fillimisht, ku sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri.

Për shkak se familja shqiptare nuk është në gjendje me forcat e veta të sigurojë një strehë, qyteti, si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi.

Pretendimi për strehim nuk shfuqizohet me detyrimin për largimin nga vendi, por është i shkëputur nga problematika e së drejtës të të huajve, argumentuan gjykatësit.

Për sa kohë personat janë të pastrehë dhe jetojnë në hapësirën, për të cilën është përgjegjës qyteti i Kölnit.

Sipas DW, agjencia e lajmeve dpa, shkruan, se familja shqiptare kishte në plan të qëndronte në Gjermani, pa bërë as kërkesën për azil.

Zyra e të Huajve reagoi dhe i dha familjes shqiptare një dokument detyrues për kalimin e kufirit.

Me këtë dokument, personave që janë të detyruar të largohen nga Gjermania, se nuk kanë të drejtë qëndrimi iu vihet një afat i caktuar për largimin vullnetar, por familja shqiptare nuk u kthye vullnetarisht.

Zyra e të huajve veproi më tej duke e dërguar çështjen në një qendër shpërndarjeje të refugjatëve, por asgjë nuk ndodhi, familjes nuk iu caktua një vend në qendrën e pranimit.

Në një situatë të tillë, familja shqiptare nuk pati rrugë tjetër dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë për trajtim të përshpejtuar të çështjes.

ME TE LEXUARAT