Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Edhe 2 jave afat per te regjistruar makinat e perdorura

Vetëm 17 ditë kohë iu ka mbetur të gjithë qytetarëve për të regjistruar makinat që kanë zhdoganuar dhe që nuk janë Euro 4. 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4. (EURO 4 është një sistem i instaluar në makinat e prodhuara dhe që kanë nivel ndotje shumë të ulët. Ky kriter është një standard për makinat e reja të prodhuara pas vitit 2005)

Ky vendim është marrë nga që ka njoftuar për zbatim Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, autoritetet doganore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e përdorura dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë. Ky vendim ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, dhe kishte si kriter moslejimin e zhdoganimit të makinave që ishin prodhuar përpara 2009.

Mirëpo pas shumë kritikash nga koncesionarët si dhe nga tregtarët e vegjël të cilët pohonin se ky vendim i çonte në falimentim, VKM-ja Nr. 633, dt. 26.10.2018 u ndryshua, duke shfuqizuar edhe kriterin e vitit. Pra, u vendos që në vend do të hynte çdo automjet që plotësonte kriterin Euro 4, pa marrë parasysh vitin e prodhimit.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018. Në periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018. Ndërkohë, sipas informacioneve, me qindra makina të tjera janë zhdoganuar por ende nuk janë regjistruar pranë DPSHTRR.

Leave A Reply

Your email address will not be published.