Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Durrës, kontrolli e nxori me rrezikshmëri, thonë që pallati është i banueshëm. S’dimë ku të shkojmë”

Një denoncim në adresë të mediave nga një banor i zonës së Plazhit në Durrës, pallati i të cilit është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kjo duket edhe në imazhet e vëna në dispozicion.

Marjan Naska, banor i pallatit në rajonin numër 5, shprehet se pas tërmetit është bërë një akt konstatimi në të cilin thuhet se objekti paraqet rrezikshmëri të lartë por nuk kanë ende një akt ekspertimi dhe se më pas pallati është nxjerrë i banueshëm.

“Unë jam Marjan Naska, banues i këtij pallati të dëmtuar nga tërmeti në zonën e Plazhit Durrës, rajoni numër 5. Është bërë verifikim pallati vetëm akt konstatimi dhe jo akt ekspertimi nga ekspertët e huaj.

Që pas datës 26 kemi qenë në pritje për një përgjigje të një akt ekspertimi. Sot mbasi kontaktuam dhe Kryetarin e njësisë Erjon Nasi na përgjigjen që s’kemi grupe të lira dhe kur të jenë do të vijmë.

Jemi dhjetëra familje të ngelura pa asnjë informacion e asnjë dijeni se çfarë do ndodhë. Përveç asaj me një inxhinier që po verifikon në terren na del që pallati është i banueshëm.

Ka marrë dritën jeshile kur akt konstatimi thotë i pabanueshëm dhe nuk ka asnjë shenjë dalluese për akt ekspertizën.
U interesuam dhe te bashkia në Durrës dhe morëm vetëm akt konstatimin se akt ekspertize nuk ka. Theksoj që pallatin e kanë rrethuar që ditën e parë.

Sot rastësisht takuam një grup ekspertësh anglezë bashkë me një grup inxhinierësh shqiptarë që bëjnë ekspertizën në terren dhe i kërkuam kur mund të vijnë për kontroll në pallatin tonë. Pasi verifikuan në tabletin e punës na u tha që pallati është në rregull, pra i banueshëm. Kemi 3 javë që s’dimë as nga të përplasemi as të kemi një informacion në lidhje me gjendjen e ndërtesës”, deklaron banori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.