Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Durres, fillojne arrestimet per demet nga termeti, disa persona shoqerohen ne polici

Policia ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit pas demeve te shkaktuara nga termeti ne kete qytet. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.

Burimet policore kane thene se mes të ndaluarve ka edhe të dyshuar për shembjen e godinës në brendësi të Kavalishensës, ku ndërroi jetë kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Prokuroria ka njoftuar me heret se grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit gjashë katësh tek stadiumi, pallatit gjashtë katësh tek zona e dy gjelave, ish Tropikali, ndërtesa katër katëshe në kënetë dhe vila Palma.

Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndersa pas nisjes se hetimeve prokuroria regjistroi dosje për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.