Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Demet nga termeti, 19 te shoqeruar ne Durres, mes tyre dy zyrtare te Kavalishences

Zbardhen detaje te tjera nga aksioni i policise ne Durres per demet e shkaktuara nga termeti. Mëngjesin e sotëm janë marrë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit.

Hajdarmataj nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re e cila u shemb nga tërmeti.

Sipas policisë, drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.

Burime policore kane thene se prej orës 05:00 të mëngjesit ka nisur operacioni për shoqërimin dhe arretimin e 17 personave të tjerë përgjegjës për ndërtesat që u shembën nga tërmeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.