Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Atentati ne Peqin, policia jep detaje te reja

Policia ka shoqëruar 10 persona për atentatin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Elbasan – Peqin, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Andi Zylyfi.

Hetimet janë fokusuar te pista e hakmarrjes. Mësohet se viktima kishte lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë. Gjatë këtij atentati mbeti i vrarë dhe një shtetas turk.

Në atentatin e mbrëmshëm mbeti i plagosur dhe Ardit Uruçi 23 vjeç, banues në fshatin Përparim të Peqinit.

Ai së bashku me mikun e tij ishin duke udhëtuar me makinë. Mësohet se viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, për festat e fundvitit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.