Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Artan Hoxha: Nje tragjedi me e madhe mund te ndodhte ne Durres

Policia ka arrestuar tashmë 9 persona të cilësuar përgjegjës për jetet e humbura në Durrës, ndërkohë që 8 të tjerë janë ende në kërkim.

Gazeetari Artan Hoxha zbuloi se për pak i kemi shpëtuar një tragjedie më të madhe që mund të ndodhte në Konvaleshencëne e Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Sipas Hoxhës, godina që u dhemb, e cila zuri poshtë edhe Hajdarmatajn, ishte ajo që mbahej si me kushtet më të mira.

“Në momentin e tërmetit në zonë kishte 130 kadetë të Akademisë së Sigurisë, të cilët për arsye ende të panjohura, për fat të mirë u sistemuan tek godina më e vjetër dhe jo tek e reja”, tha Hoxha duke shtuar se vetëm ky fakt ka bërë që të shpëtojnë dhjetra jetë.

Hoxha tha gjithashtu se është ogur i mirë që kanë nisur hetimet, por sipas tij, kjo nuk është një ngjarje që duhet hetuar thjesht si shpërdorim detyre, sepse kanë humbur jetë njerëzish.

“Nuk është shumë e rendësishme sa njerëz do të futesh në burg, por të futen përgjegjësit. Këtu është momenti që duhet dhënë drejtësi”, tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet