Aksident i rende ne Gjirokaster, humb jeten 17-vjecari

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Ne kete zone mesohet se një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT