Vrasja e djalit te policit ne Peqin, policia: Dyshojme se lidhet me masakren e Bradasheshit

Aktualitet

Policia dyshon se ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin, ku 23-vjeçari Andi Zylyfi ka mbetur i vdekur nga nje plumb ne koke.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë dhe është shoku i Zylyfit, Ardit Uruçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

23 vjeçari është dërguar në spital nga daja dhe xhaxhai i tij dhe ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Sipas policise mesohet se 23-vjeçari ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë.

Në atë atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay.

Babi i 23 vjeçarit Hysni Zylyfi ka qenë një ish polic. Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në Përparim dhe në momenti që kanë dalë janë qëlluar me bresheri armësh nga një mjet tip BMË X5.

Në Peqin ka mbërritur FNSH.

ME TE LEXUARAT