Trajleri ngec në rrugë, bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas

Aktualitet
Trajleri ngec në rrugë, bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas

Një aksident është regjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.

Automjeti i tonazhit të rëndë, trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga Librazhd-Prrenjas është bllokuar për disa minuta, ndërsa aktualisht është e qarkullueshme në njërin kah.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku ka rënë.

Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.

ME TE LEXUARAT