Termeti/ Agron Shehaj thirrje per ndihme per familjet me femije te vegjel te mbetura pa strehe

Aktualitet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj publikoi një ditë më parë rastin e vogëlushes Rosalinda, e cila edhe pse me temperaturë të lartë dhe e sëmurë ishte e detyruar të flinte në çadër të ftohtë pasi familja e saj kishte mbetur e pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Por me sa duket për familjen e saj ka ardhur ndihma, pasi ata janë futur në një shtëpi kontejner deri në stabilizimin e plotë

Ndërkaq Shehaj ka një apel edhe për familjet e tjera me fëmijë të vegjël të mbetura në çadra në Bubq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rosalinda, vogëlushja e sëmurë 4 vjeçare, nuk do të flejë më në çadrën e ftohtë.

Në Bubq, ka dhjetëra familje të tjera me fëmijë dhe të moshuar të sëmurë që nuk mund të qëndrojnë dot më në çadra. Një kontejner i tillë, për qëndrim të përkohshëm, kushton rreth 1500 euro. Kushdo që mund të ndihmojë, si fillim, familjen e Qamil Korrikut me katër fëmijë të mitur apo familjen e Shefqet Xhaferrit me dy fëmijë të mitur, le të më shkruajë mua, Aulon Bej Kalaja ose Titi Seranaj”, shkruan Shehaj.

ME TE LEXUARAT