Padia e Metes ndaj Dvoranit/ Deshmon ne Prokurori kryetarja e Kushtetueses

Politikë

TIRANE

Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit. Sakaq mëoshet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.

Presidenca akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit në zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë së znj. Tusha në prokuroria do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur kreun e KED-së Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT