Komiteti miraton akuzat për shkarkim kundër presidentit Trump

Bota

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar dy akuzat kundër presidentit amerikan, Donald Trump, në kuadër të procesit të shkarkimit.

Tani, dokumenti kalon për votim në përbërjen e plotë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Votimi pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

Vota e komitetit ishte e ndarë në linja partiake, mes republikanëve dhe demokratëve.

Udhëheqësit demokratë u kërkuan ligjvënësve të "thërrasin ndërgjegjen e tyre" para se të votojnë.

Donald Trump, është presidenti i katërt i SHBA-së që përballet me procesin e shkarkimit.

Ai përballet me dy akuza: për abuzim të pushtetit dhe për pengim të punës së Kongresit.

Presidenti Trump dyshohet se i ka kërkuar ndihmë homologut ukrainas, për të hetuar sfiduesin e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2020, Joe Biden.

Ai është akuzuar gjithashtu për pengimin e punës së Kongresit, pasi ligjëvënësit thonë se ai nuk ka bashkëpunuar në procesin e hetimit.

Trump e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm.

Republikanët kanë bërë përpjekje ta bllokojnë procesin, duke e cilësuar si sulm të paligjshëm mbi presidentin.

ME TE LEXUARAT