Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kamez/ Vidhte banesa e makina ne bashkepunim me dy te mitur, arrestohet 16-vjeçari

Një 16-vjecar është vënë në prangat e policisë në Kamzë, si autor i disa vjedhjeve. Në njoftimin e policisë thuhet se adoleshenti në bashkëpunim me dy të mitur janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Vodhën automjetin e një shtetasi, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohet në flagrancë një 16- vjeçar, si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy të tjerë.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti, së bashku me shumën e parave që ndodheshin në të.

Në vijim të veprimeve, Policia zbardh dhe 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, të kryera nga 16- vjeçari, në bashkëpunim me dy të mitur që ndiqen në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, organizuan punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të shtetasit A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ky shtetas, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.
Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:

Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.
Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.
Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.
Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.
Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.
Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.
Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.
Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.
Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.