Turqia goditet nga seri termetesh brenda pak oresh

Bota
Turqia goditet nga seri termetesh brenda pak oresh

Tërmeti u regjistrua në Kırkağaç në pjesën perëndimore të vendit, rreth orës 22:22 me orën lokale. Tërmeti kishte një thellësi prej 9 km.

Pas këtij tërmeti, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe 20 lëkundje të tjera. Një tërmet tjetër i fortë ishte 4.7, ndërsa të tjerët janë me forcë më të ulët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tërmeti më i fortë shkaktoi shembjen e strukturave, por autoritetet thanë që nuk kishte raporte të menjëhershme për vi ktima.

Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha që tërmeti me madhësi 5.4 go diti në afërsi të qytetit Akhisar, në provincën Manisa, në një thellësi prej 6.8 kilometra

Tërmeti shkaktoi pa nik tek banorët, të cilët dolën jashtë për të qenë më të sigurt. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje, si dhe në qytetet e Stambollit dhe Izmirit, njoftoi transmetuesi privat NTV.

Turqia ndodhet në zonën e tërmeteve. Në 1999, një tërmet me madhësi 7.4 v rau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore./Panorama/

ME TE LEXUARAT