Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zbulohet emaili qe Katrin Treska dergoi pas shkarkimit nga Ministria e Drejtesise

TIRANE
U shkarkua një ditë më parë nga posti që mbante prej kohësh në ministrinë e Drejtësisë, por mënyra që ka përzgjdhur për t’u ndarë me kolegët por jo vetëm i ka surprizuar të gjithë. Përmes një email-i të personalizuar, në adresë të personave, apo grupeve që ka zgjedhur t’i japë mesazhin e saj, Ketrin Treska e shkarkuar një ditë më parë nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë, u ka përcjellë të gjithëve ku mirënjohjen e saj, e ku disa të pathëna ndër vite.

Një mesazh ka për kryeministrin Edi Rama, mbërritur në adresë të këtij të fundit, po ashtu disa fjalë Treska ka rezervuar për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Një tjetër mesazh është dërguar prej saj në adresë të kolegëve të Euralius, e në fund disa fjalë edhe për kolegët, në veçanti për ata që sikundër thotë u përlotën nga ikja e saj.

“Kam një këshillë për ju, mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti, apo t’ju drydhë personalitetin nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjëri qoftë, grua pa takt dhe shpirt humbur t’ju mbajë peng me fjalën “shkarkim”. Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisni lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoje si episodi i të premtes së kaluar.

Mos e lejoni më njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushen e objektivave. Të lutem ndihmoje Etilën! Ndihmoje të sillet me kolegët e bashkëpunëtoret, ashtu si imagjinojnë se sillet me ju. Tregoja me takt të lutem që ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme për Ministrinë dhe për vete Qeverinë. Ndihmoje të gjejë një Kabinet, ca drejtorë dhe këshilltarë të mirë. Ndihmoje në këtë drejtim se, vetëm imazhi i “vajzës së mirë”, nuk do ta ndihmojë qeverinë që po kryeson, të këtë ministri që ndihmon suksesin , shkruan Treska nw emailin drejtuar kryeministrit.

Ironike në emailin e saj, Treska thumbon ministren Gjonaj, e cila vendosi shkarkimin e saj, por nuk lë pa komentuar edhe sjelljen e saj me vartësit në institucion.

“Etilda e dashur, të erdhi radha e përshëndetjes, Gjithmonë të kam menduar më kërshëri. Një vajzë e thjeshtë nga qyteti i bukur i Pukës, që ka arritur gjithcka ka dëshiruar në jetë një grua apo vajzë shqiptare, madje shumë shpejt. Një familje të mrekullueshme. Një karrierë për t’u patur zili. Pa shumë mundime në administratë, në moshën 36 vjec Ministre e Drejtësisë. Të njeh gjithë Shqipëria, (pra edhe e famshme), shumë kanë simpati.Je simpatike dhe elegante. E papërfolur për dy vite ministre, përvec ndonjë episodi si biletat e shtrenjta të udhëtimeve dhe të hoteleve jashtë vendit. Kokë ulur dhe punëtore dukesh në publik. – shkruan Treska ne emailin drejtuar ministres Gjonaj.

Për kolegët e Euralius, Treska ka një këshillë, ndërsa i falenderon për bashkëpunimin e vlerësimet, respektin e ndërsjelltë, ish drejtoresha kërkon prej tyre t’i dhurojnë pak mirësi edhe ministres Gjonaj. ‘Dhurojini pak takt dhe mirësi nga e juaja edhe ministreshës së Drejtësisë shqiptare. Ka nevojë”- shkruan ajo.

“2795 ditë pune, numëron Treska në ministrinë e Drejtësisë e këto i shkruan edhe në emailin drejtuar kryeministrit,ministres, kolegëve etj, ku thekson se për dy vitet e fundit, ditari i saj tregonte se nga 176 të shtuna e të diela, vetëm 26 prej tyre i ka shfrytëzuar për pushim.

“Një apel ka kryesisht edhe për kolegët, e një këshillë po ashtu ka edhe për ta: Mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti apo t’ju ndrydhet personaliteti nga askush, as nga Gent Sekretari e as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjë njeri, qoftë grua pa takt dhe shpirt humbur , t’ju mbajë peng me fjalët ‘shkarkim’!. Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisnit lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoj si episodi i të premtes së kaluar. Mos e lejoni më, as njërn as tjetrën.” -shkruan ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.