Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Termeti/ 360 ndertesa te pabanueshme ne qarkun Lezhe, 7 godina ne Laç do t’u vihet eksplozivi

Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj, tha se pas vendimit të këshillave bashkiakë për banusin e qirave, nga mëngjesi i ditës së djeshme kanë filluar aplikimet për banorët e të gjithë zonave, sidomos për ata të cilët janë spostuar aktualisht drejt hoteleve apo çadrave.

“Deri tani 351 familje që kanë aplikuar për këtë bonus qirash, dhe nga nesër do të kemi miratimin edhe të listave të qirave për të mundësuar që këtë fonde të jenë pranë familjeve të cilat kanë nevojë për to”, theksoi ai.

Xhafaj u shpreh se Këshilli Bashkiak i Bashkisë Kurbin ka marrë vendim për 7 godina, të cilat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

“Aktualisht janë duke u njoftuar individualisht banorët e pallateve numër 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 të gjitha në lagjen numër 4 në Laç dhe pasi të jetë mbyllur e gjithë koha për këto njoftime, do të kemi edhe shembjen e tyre të kontrolluar nga grupet e IKMT-së dhe nga Ministria e Mbrojtjes”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, ai bëri me dije se Forcat e Ushtrisë kanë ngritur 57 çadra dimërore në terren, duke zëvendësuar ato të mëparshme.

Më konkretisht:

Në bashkinë Kurbin, nga vlerësimet kemi 1000 objekte të inspektuara nga të cilat 239 janë të pabanueshme, 7 nga ato që u përmendën më sipër, janë për t’u prishur.

Në bashkinë e Lezhës kemi 1200 objekte të inspektuara deri tani, nga të cilat 70 janë të pabanueshme.

Bashkia Mirditë ka gjithashtu 80 objekte të inspektuara nga të cilat 51 janë të pabanueshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet