Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama ne shtepine e re te Sefer Poçit ne Farkë: Kush i thote vetes hajvan eshte me i zgjuari

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pasdite në shtëpinë e re të një familjeje në Farkë. Dy muaj më parë familja e Sefer Poçit mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërsa shtëpia e re sapo ka përfunduar

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kreu i njësisë administrative, Rama ka uruar për shtëpinë e re familjen Poçi duke shoqëruar me karrocë plakun e familjes, prind i 10 fëmijëve e gjysh i shumë nipërve e mbesave.

Nuk kanë munguar batutat gjatë takimit, ndërsa i moshuari ishte njeriu që impresionoi më shumë kryeministrin Rama.

“Më lër të bëhem shoferi yt. S’ke besim tek shoferi. Unë patentë nuk kam por timon kam”, ishin fjalët e para teksa shtynte me karrocë të moshuarin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet